Sherr mes shqiptarëve e egjiptianëve në Itali, qëllohet me thikë i riu shqiptar

1 week ago 32
Reklamë

Një 25-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri që shpërtheu natën mes të shtunës dhe të dielës më 8 shtator.

Sipas hetimeve paraprake, dy grupet rivale që u përleshën ishin njëri nga shqiptarët e ardhur nga Montù Beccaria dhe qytete të tjera të zonës dhe tjetri nga egjiptianët që banonin në Stradella, citon A2 mediat italiane.

25-vjeçari shqiptar banues në Montù Beccaria, në zonën e Pavias, u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë 6 persona të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta.

Përleshja përfshiu edhe persona të tjerë, por shumë  prej tyre u larguan para se të vinte policia.

/a.r

Read Entire Article