Një 33-vjeçar, i cili kundërshtoi dhe goditi një polic që ndërhyri për të parandaluar një konflikt është arrestuar.
33-vjeçari H.H banues në Bulqizë ishte duke u konfliktuar me dy persona të tjerë në momentin që efektivi i policisë ka ndërhyrë për t’i ndarë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, me marrjen e njoftimit se në lagjen e Re në Bulqizë, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku ka rezultar se shtetasi H.H, 33 vjeç, banues në Bulqizë, për motive të dobëta po konfliktohej me shtetasin K.Ç., 34 vjeç dhe shtetasen L.Ç., 31 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar konfliktin, ku gjatë ndërhyrjes për shoqërimin e personave në komisariat, shtetasi H.H., ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë”, njoftoi policia.
Në përfundim të veprimeve të kryera, shtetasi H.H., u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Goditja për shkak të detyrës”.
Si dhe filloi procedimi penal për shtetasin K.Ç., dhe shtetasen L.Ç., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”./vizionplus.tv