Një konflikt ka ndodhur në Palasë mes dy personave. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Ndërkohë, po punohet për kapjen e 28-vjeçarit që ka goditur me sende të forta një 42-vjeçar.
“Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç”, njofton policia. /vizionplus.tv