Sherr në Vlorë, adoleshenti plagos me thikë një 38-vjeçar

3 months ago 56

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Një 17-vjeçar ka plagosur me thikë një 38-vjeçar. në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aleksandria”, në një restorant, dyshohet se shtetasi i mitur I.H 17 vjeç, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin R.V 38 vjeç, banues në Vlorë (me probleme të shëndetit mendor).

38-vjeçari ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 19:30, në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aleksandria”, në një restorant, dyshohet se shtetasi i mitur I. H., 17 vjeç, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. V., 38 vjeç, banues në Vlorë (me probleme të shëndetit mendor), i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read Entire Article