Sherr pas provimit të Maturës në Vlorë, dy të rinjtë përdorin mjete të ftohta

3 months ago 25
Reklamë

Këtë të martë dy maturantë janë konfliktuar me njëri-tjetrin deri në përplasje fizike. Ngjarja ka ndodhur pak pas përfundimit të provimit të matematikës në oborrin e një prej gjimnazeve të qytetit të Vlorës.

Dy të rinjtë janë konfliktuar fizikisht por kanë përdorur edhe mjete të ftohta, çka ka bërë që njëri prej tyre të pësojë dëmtime të lehta në trup.

Mendohet se shkak është bërë një konflikt i çastit për motive ende të paqarta.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Forcat operacionale janë gjendur menjëherë në ambientet e gjimnazit ku këta dy nxënës studionin. Ata kanë bërë të mundur normalizimin e situatës dhe ndalimin e agravimit të saj, ndërkohë që një prej të rinjve është shoqëruar në komisariatin e Vlorës./m.j

Read Entire Article