Tiranë – Një 35-vjeçar, i cili ka goditur me thikë burrin e hallës është arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Marqinet, Vorë pas një konflikti për motive të dobëta.
Blutë njoftojnë se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale F. K.
Pas një konflikti ai ka goditur me mjet prerës shtetasin Q. K., 58 vjeç (burrin e hallës së tij).
58-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve./vizionplus.tv