Shfaqet Princesha e Uellsit, Kate Middleton: Jam më mirë, por nuk jam ende jashtë rrezikut

3 months ago 10
Reklamë

Kate Middleton do të bëjë daljen e saj të parë publike pas diagnostikimit me kancer. Në një reagim të saj në rrjetin social Instagram, Princesha e Uellsit tha se mund të jetë e pranishme në festimin për ditëlindjen zyrtare të mbretit Charles III.

Kate pritet me padurim nga publiku për të dalë në ballkonin e Pallatit Buckingham për urimin tradicional të mbretërve britanikë me rastin e kësaj feste.

Do të jetë ngjarja e tij e parë publike në gati shtatë muaj. Kate theksoi se gjendja e saj shëndetësore nuk e ka kaluar akoma rrezikun.

“Duke marrë çdo ditë ashtu siç vjen, duke dëgjuar trupin tim dhe duke i lejuar vetes të marr kohën shumë të nevojshme për t’u shëruar. Faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj të vazhdueshëm dhe të gjithë juve që keni ndarë me kaq guxim historitë tuaja me mua”, citon Kate Middeleton në mesazhin e saj për publikun.

/a.r

Read Entire Article