Shfrytëzimi për prostitucion i 16-vjeçares në Korçë, Marsel Baçi dhe Selam Hyka dalin para gjykatës, detaje nga hetimet

3 months ago 29

Marsel Baçi dhe Selam Hyka, të dyshuar për abuzimin seksual të një 16-vjeçareje, priten të dalin në orën 13:00 para Gjykatës së Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Burime nga grupi i hetimit thanë se 16-vjeçarja nga fshati Leminot kishte krijuar një grup në rrjetet sociale ku komunikonte me disa meshkuj, ndërkohë që i akuzuari për shfrytëzim prostitucioni Marsel Baçi ka pranuar për grupin e hetimit se ka kryer marrëdhënie seksuale me 16-vjeçaren, por sipas tij me dëshirën e vajzës.

Adoleshenteja pak ditë më parë ka akuzuar Baçin dhe Hykën për shfrytëzim prostitucioni dhe marrdhenie seksuale me dhunë.

Nëna e minorenes është shprehur se grupi që ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj mendohet të jetë më i madh se dy.

Nga ana tjetër familjarët e Marsel Baçit pranojnë komunikimin prej disa kohësh të djalit të tyre me vajzën minorene ndërkohë nga familja Hyka kanë kundërshtuar faktin se Selam Hyka të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me minorenen./vizionplus.tv

Read Entire Article