Të paktën 45 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë të bllokuar si pasojë e motit të keq në rajonin jugor të Indisë, Kerala. Shirat e rrëmbyeshëm kanë rezultuar me rrëshqitje të mëdha dheu.
Toka ka rrëshqitur sidomos në zonat kodrinore në Uajanad, në orët e para të së martës.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë aktivizuar, mirëpo puna po vështirësohet për shkak të shirave dhe rrëzimit të një ure me rëndësi.
“Ne do të mund të vlerësojmë shkallën e dëmit pas vetëm disa orëve”, ka thënë ministri përgjegjës për këtë rajon, Ak Saseendran.
Ai ka thënë se në spitalet lokale janë duke u trajtuar të paktën 66 persona të plagosur, dhe që stafi spitalor është në mesin e të zhdukurve nga rrëshqitjet e dheut.
Shkollat dhe kolegjet janë mbyllur në pjesën më të madhe të rajonit.