Një 25-vjeçar, i cili siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza në banesën e tij dhe i shiste ato në lagje të ndryshme të qytetit të Sarandës është vënë në pranga.
Policia e Sarandës bën me dije se ka arrestuar shtetasin F. K, banues në Berat.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në lagjen nr. 4, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë i kanë gjetur lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një grirëse për lëndët narkotike dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë./vizionplus.tv