Tirana është përfshirë nga moti i keq mbrëmjen e sotme. Për shkak të motit të keq është anulluar edhe mbledhja e përnatëshme e simpatizantëve demokratë poshtë ballkonit të kreut të PD, Sali Berisha.
Për herë të parë që prej 2 janarit të këtij viti simpatizantët dhe përkrahësit e Berishës nuk do të mblidhen poshtë ballkonit të tij.
Lexo edhe :
Related Posts
Ka qenë zyra e shtypit e PD e cila ka njoftuar anullimin e protestës përmes një njoftimi për mediat.
“Për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike protesta e sotme në “Rrugën e Shpresës” do të anulohet”, thuhet në njoftimin e PD.
Kujtojmë që ish-kryeminsitri Sali Berisha ndodhet prej 30 dhjetorit të vitit të shkaur në arrest shtëpie pas vendimit të GJKKO.