Shkelën perimetrin dhe rrezikuan jetët e pushuesve, bllokohen dy mjete lundruese në Vlorë

3 months ago 20
Reklamë

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Vlorë kanë bllokuar dy mjete lundruese të cilat shkelën perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Një prej mjeteve u bllokua në Zvërnec dhe drejtuesi  u ndëshkua me masë administrative 100,000 lekë të rinj.

Ndërsa në plazhin e Palasës u bllokua një mjet lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Drejtuesi i gomones u ndëshkua me 100,000 lekë të rinj.

Policia Kufitare njofton se në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare dhe patrullat tokësore do të vijojnë monitorimin e të gjitha zonave bregdetare.

/a.r

Read Entire Article