Shkolle e re për nxënësit e Krrabës, Veliaj: Investimet me të njëjtin standart si në qendër, ashtu edhe në periferi

2 months ago 37

Investimet në infrastrukturën rrugore në zonën e Krrabës, përveç hovit ekonomik dhe zhvillimit të tregtisë, do t’i hapin rrugë edhe ndërtimit të shkollës së re. Teksa inspektoi fillimin e punimeve për ndërtimin e shkollës së Mesme të Bashkuar në Krrabë, Erion Veliaj tha se Bashkia e Tiranës synon të ruajë të njëjtin standard, si për shkollat në qendër, ashtu edhe në periferinë e kryeqytetit.

“Synimi ynë ka qenë si të arrijmë të punojmë me të njëjtën cilësi si për shkollën “Kosova”, ashtu edhe për shkollën këtu në Krrabë, si për “Sami Frashërin”, ashtu edhe për shkollën në Vaqarr, si për “Partizanin”, ashtu edhe shkollën në Prush. Fakti që ia kemi mbërritur kësaj dite më bën krenat. I kemi mbaruar shkollat e Tiranës, tani jemi në punë e sipër për gjitha shkollat e periferisë, një pjesë të të cilave i kemi përfunduar. Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për Krrabën”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se ndërtimi i kësaj shkolle do të jetë një kartolinë e jashtëzakonshme për Krrabën. Ai shtoi se shkollat e reja kanë standarde dhe kushte shumë më cilësore, sa i përket infrastrukturës, por edhe stafit arsimor. Për këtë arsye, Veliaj ftoi prindërit që të respektojnë ndarjet që ka bërë Bashkia sipas njësive administrative, dhe t’i çojnë fëmijët në shkollat pranë zonës së tyre të banimit.

“Edhe këtu mësuesit përzgjidhen nga portali. Shikoj se si periferia e Tiranës po bëhet e lakmueshme dhe se si shkollat që kemi bërë në Petrelë, në Ibë e Bërzhitë, po mbushen plot. Jam vërtet krenar që ia kemi mbërritur kësaj dite. Dua të ftoj qytetarët që janë në fazën e regjistrimeve, ju lutem të respektojmë ndarjet që ka bërë Bashkia, sipas njësisë administrative. Shkolla e re është edhe më e fortë, ka edhe më shumë hapësira, më shumë terrene sportive, ka edhe më shumë investime. Mania për t’i çuar tek shkollat e vjetra dhe të vijojë gjithë shkolla turni i parë, por vetëm dy klasa turni i dytë, vetëm prej kësaj tahmaje, është e pajustifikueshme”, shtoi kryebashkiaku.

Erion Veliaj përsëriti thirrjen që të rinjtë të orientohen për aftësimin drejt punëve digjitale./vizionplus.tv

Read Entire Article