Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një mobilieri në Vlorë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Nga zjarri u rrezikuan dhe banorët e pallatit dhe dyqanet pranë mobilierisë, pasi flakët përfshinë fasadën e pallatit.
Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilët bënë të mundur evakuimin e banorëve dhe neutralizimin e flakëve. Ndërkohë shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë zbuluar ende.
Edhe në Fier në fshatin Sheq i madh, një banesë njëkatëshe u përfshi nga flakët.
Shkak i zjarrit dyshohet se u bë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga një ventilator i lënë ndezur. Fatmirësisht nga zjarri nuk pati asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale./vizionplus.tv