Shoferi i “Benzit” bën parakalim të gabuar, “Toyota” tenton ta shmangë por përfundon në kanal

3 weeks ago 114
Reklamë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë.

Një automjet tip “Mercedes Benz” ka bërë një parakalim të gabuar. Si pasojë mjeti që kishte pëballë, tip “Toyota” në tentativë për ta shmangur ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.

Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit “Toyota” ka dalë nga mjeti pa lëndime të rënda.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, të cilët po këqyrin vendin e ngjarjes për të kuptuar shkakun dhe dinamikën e plotë të aksidentit.

Mësohet se drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz” është shoqëruar në polici. Pritet që t’i nënshtrohet testit të alkoolit./vizionplus.tv

Read Entire Article