Shoferja e “Benzit” bën parakalim të gabuar, shmang përplasjen, por hedh “Toyotan” në kanal

2 months ago 34
Reklamë

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Berat-Dimal.

Një automjet tip “Benz” ka parakaluar dy automjete ndërsa ka ndeshur përballë me një mjet tjetër.

Për të shmangur përplasjen “kokë më kokë”, ka goditur mjetin tip “Toyota” dhe e ka hedhur në kanal.

Si pasojë e këtij aksidenti jan dëmtuar katër mjete, ndërsa është dëmtuar edhe drejtuesja e mjetit tip “Toyota”.

Policia, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, pas hetimeve paraprake konstatoi se drejtuesja e mjetit tip “Benz” ka kryer parakalim të gabuar.

Shoferja e lënduar është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

/a.r

Read Entire Article