Shokon ylli i rrokut, pranon publikisht tradhtinë ndaj bashkëshortes: Jam bërë baba i vajze nga një lidhje jashtëmartesore

1 week ago 35
Reklamë

Ylli i rrokut, Dave Grohl ka pranuar se ka tradhtuar bashkëshorten e tij Jordyn Blum dhe se është bërë baba i një vajze, e cila ka ardhur në jetë nga një lidhje jashtëmartesore.

Këngëtari i grupit Foo Fighters, bëri deklaratën në një postim në rrjetin social Instagram.

Në deklaratë thuhej: “Së fundmi jam bërë baba i një vajze, e ardhur në jetë nga një lidhje jashtëmartesore. Kam në plan të jem një prind i dashur dhe mbështetës për të.”

“Unë e dua gruan dhe fëmijët e mi dhe po bëj gjithçka që mundem për të rifituar besimin e tyre dhe për të fituar faljen e tyre”, tha 55-vjeçari.

Dave Grohl1

Dave Grohl dhe bashkëshortja e tij 48-vjeçare u takuan në vitin 2001 dhe janë martuar në vitin 2003. Çifti janë prindër të tre vajzave, Violet, Harper dhe Ophelia.

Grohl u divorcua nga gruaja e tij e parë Jennifer Leigh Youngblood në 1997-n pasi pranoi se kishte tradhtuar.

Ndërsa pak dihet publikisht për Blum. People raportoi se ajo u shfaq një herë në kopertinën e Teen, pasi u zbulua në një supermarket kur ishte 12 vjeçe.

Blum mësohet se punonte si producente në MTV kur u takua me këngëtarin.

Dave Grohl2

Blum ka bashkëpunuar me Foo Fighters disa herë, duke përfshirë në videoklipin e grupit White Limo të vitit 2002.

Ajo gjithashtu bashkëdrejtoi videoklipin muzikor Walking a Line të Foo Fighter në vitin 2002.

Read Entire Article