Çdo ditë e më shumë raportohen raste të shantazhimit përmes rrjeteve sociale, të cilat sjellin pasoja deri në vetëvrasje të personit që ka rënë pre e shantazhit.
E ftuar në Breaking në Top News, gazetarja Klodiana Lala tha se autoritetet nuk kanë marrë masa, pasi këta shantazhues duhet të dënohen me 15 vite burg, që të tjerët të mos guxojnë.
“Të rinjtë do duhet të kenë kujdes për mënyrën sesi i përdorin rrjetet sociale. Nuk duhet të dërgojë kurrë foto të papërshtatshme. Në momentin që e bën dhe vihen nën presion do dihet të komunikojnë me prindin, psikologun dhe duhet t’i drejtohen policisë. Kjo do sjellë pasoja më të rënda. Nuk e keni idenë sa masakra bëhen në rrjete sociale. Institucionet nuk i kanë mbyllur këta shantazhueshit nha 15 vite brenda, ndryshe do mateshin mirë ata të tjerët që shantazhojnë një vajzë një grua një fëmijë. Institucionet nuk e kanë bërë punën. Ndaj Altin Çokut duhet të ishte akuza e shantazhit përmes rrjeteve sociale, një gruaje në mjerim. Nuk mund të lëmë fatin e fëmijëve dhe grave në duart e këtyre personave të papërgjegjshëm”-tha gazetarja.
Top Channel