“Shpërthimi” i Albanos: Hallall t’i kenë milionat servilët, shefi vendos edhe për gratë e tyre

8 months ago 15

Albano Bogdo, në puntatën e fundit të emisionit të tij “Albano Show” në Vizion Plus ka patur një monolog shpërthyes dedikuar servilëve.

Me një ironi therëse, Albano shprehet se të jesh sevil nuk është një punë e thjeshtë, e madje duhet dinjitet për të qenë lëpirësi i preferuar i shefit.

“Sot servilizmi është kthyer në kriter punësimi, në kriter karriere e politik. Por kjo nuk domethënë të tregojmë me gisht ata që e bëjnë, për të fshehur paaftësinë tonë për ta bërë. Pastaj të vjen inat që po ecën në jetë. Po ai po ecën, se mëson, shkollohet, përkushtohet. Merru ti me muhabete kot, jopo dinjiteti, jopo sedra. Shko mbaro punë dhe ço milionat në shtëpi. Ja kaq.”

Niveli më i sofistikuar i servilave sipas Albanos është kur duhet të nuhasin rënien e shefit të tyre dhe të nisin menjëhrë përgatitjet për shefin e ri.

“Hallall t’i kenë milionat servilët, se kur vjen puna sakrifikohen për eprorin. Shkojnë deri në arrest shtëpie për tenderin e paligjshëm që dha shefi. Po ka edhe më keq, kur dënohet me punë në komunitet”.

“T’i inkurajojmë sevilët dhe mos i bullizoni. Sepse mund të ngjiten shpejt në karrierë dhe t’ju a kthejnë mbrapsh“, përfundon Albano Bogdo./vizionplus.tv

Read Entire Article