Shpërthimi me tritol në banesën e motrave Nikolli, çështja do të hetohet nga SPAK sëbashku me dosjen e Nuredin Dumanit

3 months ago 28

Shpërthimi me tritol pak ditë më parë në qytetin e Elbasanit në banesën ku jetonin me qira motrat Alda dhe Xhovani Nikolli do të hetohet nga SPAK sëbashku me dosjen e Nuredin Dumanit.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se dosja është tërhequr nga SPAK dhe do të hetohet sëbashiku me atë të Nuredin Dumanit, i akuzar nga motrat Nikolli si personi që ka urdhër vendosjen e lëndës plasëse.

Kujtojmë që në 14 korrik në katin e katërt të banesës ku jetonin me qira motrat Nikolli në lagjen “Haxhias” shpërtheu një sasi lëndës plasëse, çka shkaktoi plagosjen e fqinjit të tyre

Çështja e shpërthimit të tritolit në Elbasan, i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme.  Enea Thomarai. 26 vjeç.

Aktualisht i riu ndodhet në gjendje kome në spitaline Traumës, pasi nga shpërthimi i ra mbi trup dera e banesës.

Për atentatin motrat Nikolli kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, me të cilin njëra prej tyre dy muaj më parë kishte nisur një romancë.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article