Shqipëria e vështirë? Bufon: Do të tregohesha hipokrit po të thoja një gjë të tillë

3 months ago 17
Reklamë

Ish-numri 1 i botës, sot në pension, Xhanluixhi Bufon, ka komentuar Euro 2024, duke kaluar në skaner edhe grupin e Italisë, ku bën pjesë edhe Shqipëria, me të cilën “axurrët” do të zhvillojnë dhe ndeshjen e parë.

Bufon ka nënvlerësuar Shqipërinë, duke thënë se do të ishte hipokrit nëse do të thoshte që është ndeshja më e vështirë

Do të isha hipokrit po të thosha se është më e vështira, me shumë mundësi është më delikatja, pasi ta nisnim në mënyrën më të mirë do të na bënte të gjithëve mirë”, tha ai për ndeshjen ndaj kuqezinjve të drejtuar nga Silvinjo.

Megjithatë, ai ka bindjen se ekipi do të jetë protagonist në këtë Europian, ku shkon me petkun e kampionëve në fuqi.

Do të jemi protagonistë sepse na e thotë historia jonë, për të mos thënë që na e imponon. Spaleti na ka sjellë një ndjenjë përkatësie të theksuar, një mënyrë pune serioze, me vështirësi që duhen përballuar për të dalë sa më mirë. Ai po mundohet që të ndajë fijen e flokut dhe atomin për t’i dhënë diçka më shumë kësaj skuadre”, tha Bufon para mediave.

Read Entire Article