Shqipëria miqësore me Liechtenstein, konfirmohet test ii tretë, luhet më 3 qershor në Austri.

8 months ago 14

Federata Shqiptare konfirmoi një tjetër test miqësor të përfaqësues sonë përpara se të nisë Kampionati Europian. Kundërshtari me të cilin kuqezinjtë do të luajnë në 3 qershor është Lihtenshtejni.

Bëhet fjalë për një miqësore e cila do të zhvillohet në Austri, 12 ditë përpara se kombëtarja jonë të debutojë në Europian kundër Italisë. Lihtenshteini është një rival modest me të cilin  jemi përballur 3 herë në të kaluarën, duke i fituar të treja sfidat me të njëjtin rezultat 2 me 0.

Federata sqaroi se përveç Lihtenshtejnit, Shqipëria do të luajë edhe një tjetër ndeshje miqësore në qershor, pak ditë para nisjes së Euro 2024, por kundërshtari ende nuk është përcaktuar. Ndërkohë në mars janë vendosur dy takime: ndaj Kilit dhe ndaj Suedisë.  /vizionplus.tv

Read Entire Article