Shqipëria përballë Spanjës, Salihi ekskluzivisht për “EuroCup Night”: Formacioni është gati, kjo është gjendja e lojtarëve

2 months ago 17
Reklamë

Shqipërisë do i duhet sot një fitore përballë Spanjës, për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër. Futbollistët janë përgatitur dhe janë optimist për ndeshjen e kësaj mbrëmje.

Ish futbollisti i kombëtares Hamdi Salihi, i cili është edhe pjesë e stafit teknik në një intevistë të dhënë për emisionin “EuroCup Night” me Vilma Mashën dhe Hans Zuna, ai tha se lojtarët e ekipit janë gati për të fituar në këtë sfidë.

Gjendja e lojtarëve është shumë e mirë. Pas ndeshjes me Kroacinë kishim një ditë më tepër çlodhje dhe rikuperim. Kemi bërë përgatitjet e zakonshme. Kemi mbylur përgatitjet dhe jemi gati për ndeshjen.

Secili prej lojtarëve është i gatshëm të filloj ndeshja. Ata ndjejnë që kanë bërë diçka deri këtu dhe se sa do arrijmë e tregon fusha”, tha Salihi.

Ai shtoi më tej se trajneri Sylvinho e ka gati formacionin e 11 lojtarëve që do të hyjnë në fushën e lojës që në minutën e parë.

Pjesën më të madhe të formacionit e ka vendosur trajneri Sylvinho. Ne kemi marrë mendimet e ish trajnerëve dhe ish lojtarëve. Janë 26 lojtarë dhe secili prej tyre e meriton të luaj nga fillimi, por vetëm 11 mund të luajnë. Trajneri mund të zgjedhë se kush do luaj që nga minuta e parë. E kemi zgjedhur një trajner dhe i mbetet atij të zgjedhë”, tha ai.

Salihi më tej shprehu edhe vlerësim për të gjithë lojtarët, teksa veçoi disa prej sulmuesve.

Sulmuesat kanë bërë një punë të jashtëzakonshme si Broja në ndeshjen e parë si Manaj me Spanjën apo edhe Daku. Mund të them fjalët më të mira për secilin prej tyre, goli një herë vjen e një herë jo. Goli i sulmuesave tonë do vijë kur duhet më shumë.

Lojtarët kanë arritur të përjetojnë një mbështetje të madhe nga tifozët që kanë ardhur. Kanë traguar një profesionalizëm të jashtëzakonshëm që ditën e parë të stërvitjes dhe kanë në dorë të bëjnë diçka të madhe në këtë ndeshje. Ata e dinë që përballë kanë një kudnërshatar shumë të vështirë.

Trajneri dhe stafi duan të dinë për opinionin e të tjerëve dhe të ish futbollistëve”, tha Salihi./vizionplus.tv

Read Entire Article