“Shqipëria s’është Spanja”, trajneri kroat: Meritojmë respekt! Kemi më shumë medalje se Anglia

3 months ago 27
Reklamë

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic foli për mediat në prag të ndeshjes kundër Shqipërisë. Për Grupin B të Euro 2024 ndeshja e parë historike mes dy skuadrave luhet të mërkurën në orën 15:00 në stadiumin e Hamburgut.

“Shqipëria nuk është një rival me të njëjtën cilësi si Spanja, por meriton shumë respekt. Ata janë të motivuar dhe të organizuar, duhet të jemi të durueshëm dhe të kujdesshëm. E dimë që synimi ynë është të fitojmë, do të jemi më sulmues, duam të bëjmë më mirë. Kundër Spanjës kishim edhe topin, kishim më shumë raste, por tani duhet të jemi edhe më mirë. Do të ketë ndryshime në përbërje, do ta vendosim më pas.

Humbja me Spanjën? Nuk ishte bukur të humbnim ndeshjen e parë, nuk ishte një ndjenjë e bukur. Ne ishim gjithmonë të nënvlerësuar, askush nuk besonte tek ne dhe fituam tre medalje. Dhe ne jemi më të suksesshmit pas Francës. Kroacia meriton respekt dhe nderim më të madh.

Tre medalje, Anglia fitoi një në 58 vjet. Ata janë të artë dhe ne jemi të pavlerë. Ne jemi të rinj dhe të guximshëm, kjo dëshmohet nga prania e 100 mijë kroatëve në Berlin, rezultatet tona tregojnë se jemi më të mirë nga sa shihemi. E di që pas disfatës ka shumë pesimizëm, por shpresoj që të jemi sërish real, ashtu siç jemi, po e presim me padurim këtë. Dhe ne nuk na intereson çfarë thonë të tjerët”, tha Dalic mes të tjerash.

Në raundin e parë Shqipëria dhe Kroacia humbën me Italinë dhe Spanjën, teksa të dyja ekipet kërkojnë pikët e para.

Read Entire Article