Shqiptari vret me thikë 28-vjeçarin në Itali

3 months ago 34

Itali – Një 28-vjeçar është vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme në lagjen Casette.

28-vjeçari Stefano Bartoli, emër i njohur për policinë është vrarë nga një 43-vjeçar shqiptar, i cili është arrestuar nga karabinierët, shkruajnë mediet italiane. 

Vrasja, sipas një rikonstruksioni fillestar, ka ndodhur pak pas orës 21:00 mbrëmjen e djeshme, pas një debati.

I goditur për vdekje me një thikë kuzhine, Bartoli u përpoq të arratisej nga shtëpia e shqiptarit, por u rrëzua disa metra më tutje, në mes të rrugës.

Ai u pikas nga dy të moshuar të cilët lajmëruan menjëherë policinë dhe ambulancën.

Pas marrjes së pamjeve nga kamerat e vëzhgimit të disa shtëpive përgjatë rrugës dhe dëgjimit të disa dëshmitarëve, policia ndaloi shqiptarin, ai autor të dyshuar të ngjarjes.

Bëhet fjalë për 43-vjeçar, banues prej shumë vitesh në Itali, i cili jetonte në shtëpi me nënën e tij pensioniste pas vdekjes së babait të tij. karabinierët vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e krimit./vizionplus.tv

Read Entire Article