Shqiptarja që surprizoi presidentin Macron: Rrallë ndodh, por ja pse pranoi të bënte foto me mua

2 months ago 37
Reklamë

Pedagogja e Letërsisë frënge dhe e gjeopolitikës në Akademinë e Grënoblës Francë, Ardiana Faja pati mundësinë të takojë dhe të fotografohet me presidentin francez, Emmanuel Macron, ndërsa ndodhej për vizitë zyrtare në Tiranë.

Në emisionin “Jetë Shqiptare”, Faja tregoi emocionet e takimit si edhe arsyen pse presidenti francez pranoi të fotografoheshin bashkë.

Presidenti Macron është shumë i vëmendshëm, të dëgjon me shumë vëmendje edhe ato pak minuta që qëndron me të. Unë i thashë që kam gjetur veten në atë që ju keni folur, pra për atë që presidenti Macron thotë për gjuhën francezë. Ai thotë gjithmonë se gjuha franceze do të evoluojë pasi do të flitet shumë nga qytetarë të tjerë të botës. Unë i thash që e mishëroj më së miri pikërisht këtë strategji që ju keni për gjuhën franceze. Sepse unë jam një shqiptare që mësoj frëngjishten. Mesa duket Macron e pëlqeu dhe vlerësoi këtë gjë dhe më tha që patjetër që do të bëjnë një fotografi me një shqiptare që kujdeset për gjuhën franceze”, tregoi Faja.

/a.r

Read Entire Article