Rreth orës 4 të mëngjesit të kësaj të hënë shërbimet zjarrfikëse të Qarkut të Gjirokastrës kanë vendosur nën kontroll zjarret në zonat me pisha dhe kullota që rrezikuan fshatrat Valare, Topullaraj, Dhoksat, Arshi Lengo dhe Asim Zeneli.
Ndërhyrja për gati 7 orë në luftë me flakët evitoi rrezikun për banesat.
Ndërkohë në zonë vijojnë të qëndrojnë një grup prej 50 forcash të ushtrisë për t’i paraprirë riaktivizimit të mundshëm të zjarrit.
Dyshohet se vatra në Lunxhëri, ndër më problematiket e kësaj vere ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.
Po ashtu nën kontroll janë vënë edhe vatrat e tjera të zjarrit në Berat dhe Lushnje./vizionplus.tv