Shtatori spektakolar në TRING, Serie A/ Fundjava me përplasje të mëdha, pastaj Inter-Milan dhe Napoli-Juventus

2 months ago 52

Serie A ka nisur dhe shtatori do të jetë një spektakël i vërtetë me superderbi dhe përplasje titanësh.

Ndeshjet e para të mëdha të një sezoni që duket se do të jetë i luftuar deri në çastin e fundit, do të jenë që në javën e tretë, në fundjavën e 1 shtatorit, kur në“Allianz Stadium” Juventusi, që duket se i është rikthyer shkëlqimit, do të presë e sfidojë Romën e Daniele De Rossit, të etur për të shijuar fitoren e parë të sezonit.

Por edhe në “Stadio Olimpico” ku shqiponjat kryeqytetase të Lazios do të presin Milanin, që këtë herë do të luftojë për jetë a vdekje, sepse nisja e kthesës pas zhgënjimit nuk është më alternativë por detyrim.

Shtatori sjell po ashtu derbin e parë të sezonit, që ndodh të jetë edhe ai më elektrizuesi, më i shumëprituri.

Superderbi i Milanos do të luhet fundjavën e 22 shtatorit dhe sytë e të gjithëve do të jenë në San Siro dhe në Tring Sport, për një përvojë ekskluzive dhe të paharrueshme.

Inter kundër Milan shkojnë në një përballje që dhuron emocione dhe spektakël, të besuarit e Inzagit si kampionët në fuqi, ndërsa djajtë e kuq të Fonsekës, si skuadra që mbart me vete dhe synon t’i rikthehet lavdisë.

Po fundjavën e 22 shtatorit, në krye të pankinës së Napolit, Konte do të përballet me sfidën e parë të madhe, atë kundër Juventusit së Thiago Motës, që ka duket se ka nisur një rrugëtim të pandalshëm.

Nuk do të mungojnë as të tjera sfida emocionuese, si ajo mes Atalantës së kapitenit Berat Gjimshiti, kundër Fiorentinës, apo ajo mes Romës së Dybalës dhe Udinezes, përkatësisht në javën e katërt dhe të pestë të kampionatit.

Por nuk mbaron me kaq, sepse edhe në “Coppa Italia” do të luhen 1/8-at, ku Genoa dhe Napoli do të kenë përballë Sampdorian dhe Palermon në dy takime plot adrenalinë dhe dëshirë për të fituar.

Çfarë t’ju themi? Shtatori do të jetë skena ku do të luhen superderbi dhe përplasjet mes të mëdhenjve për supremaci në kampionatin e futbollit më të dashur për të gjithë tifozët shqiptarë.

Dhe i vetmi ekran ku mund t’i shijoni të gjitha këto emocione është vetëm TRING SPORT, pasi Serie A, Coppa Italia dhe Supercoppa do të jenë ekskluzivitete absolute të pltaformës të paktën deri në vitin 2029 dhe s’do të mund të ndiqen askund tjetër.

Jemi zyrtarisht në stinën më të bukur televizive dhe kanalet TRING SPORT do të jenë arena e kompeticioneve më elitare botërore, pasi TRING është platforma më e madhe sportive në vend, me propozimin më të pasur e gjithëpërfshirës për çdo tifoz e familje./vizionplus.tv

Read Entire Article