Shtyhet afati për specializimet në “Mjekësi Urgjence” dhe “Mjekësi Familje”

3 months ago 20
Reklamë

Universiteti i Mjekësisë Tiranë ka rihapur aplikimet për dy specializime në Mjekësi ku sistemi publik shëndetësor ka më shumë nevojë, ‘Mjekësi Familje’ dhe ‘Mjekësi Urgjence’. Ministria e Shëndetësisë në total kërkonte 50 kuota, 30 në ‘Mjekësi Familje’ dhe 20 në ‘Mjekësi Urgjence’, por në fazën e parë të aplikimeve janë regjistruar 21 kandidatë për mjek familje dhe 7 kandidatë për ‘Mjekësi Urgjence’, duke lënë bosh 22 vende.

Por çdo mjek i përgjithshëm që ka fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit ka mundësi aplikimi deri më 24 Qershor për kuotat e mbetura bosh.

Sipas vendimit të senatiti akademik, të drejtën të aplikojnë e kanë të gjithë kandidatët që kanë mbaruar studimet dhe kanë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit në Shqipëri, si dhe kandidatët që kanë mbaruar jashtë vendit dhe kanë kryer njësimin e diplomës si dhe kanë marrë licencën për të ushtruar profesionin e mjekut.

Kandidatët duhet të paraqiten deri të hënën e javës së ardhshme më 24 Qershor për të dorëzuar dokumentacionin, ku përfshihen formular i aplikimit, letër motivimi, fotokopje e dokumentit të identifikimit, kopje e njësuar me origjinalin e diplomës universitare si dhe certifikatë e njohjes së një prej gjuhëve të huaja, anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht, të nivelit B2, dy fotografi dhe dëshminë e vlefshme të penalitetit.

Të gjitha kuotat janë kuota që mbulohen nga minsitria e shëndetësisë, dhe kandidatët pasi të shpallen fitues dhe të nisin studimet jo vetëm që nuk do të paguajnë tarifë shkollimi, por do të marrin edhe rrogë mujore sa paga e mjekut specialistë, me kushtin që pas përfundimit të specializimeve 4-vjeçare të punojnë 3 vite në spitalet apo qendrat shëndetësore ku ministria e Shëndetësisë ka mungesë.

/a.r

Read Entire Article