Si do të përballen sonte Zvicër-Gjermani, Skocia dhe Hungaria luajnë shansin e fundit

2 months ago 22
Reklamë

Zvicër-Gjermani përballen këtë të dielë për llogari të javës së tretë të fazës së grupeve në EURO 2024, me skuadrat në fjalë që janë pjesë e Grupit A.

Me Gjermaninë që u kualifikua në raundin tjetër që në takimin e javës së dytë, Zvicra do të tentojë gjithçka në “Deutsche Bank Park” në Frankfurt duke nisur nga ora 21:00, për t’u kualifikuar këtë mbrëmje.

Ndërsa jemi në prag të kësaj përballje, trajnerët Yakin dheNagelsmann kanë zgjedhur formacionet si do zbresin në fushën e lojës ekipet e tyre.

Skocia dhe Hungaria do të përballen në Shtutgard në ndeshjen e fundit në Grupin A. Për skocezët që kanë vetëm 1 pikë pas 2 takimeve, kjo është një sfidë që duhet fituar medoemos, për të pasur mundësinë e kualifikimit në raundin pasardhës, si 1 nga 4 ekipet e treta më të mira.

Trajneri i përfaqësueses skoceze, Stivi Klark nuk do të ketë të disponueshëm, Kieran Tiernein, që pësoi një tërheqje, si edhe Rajan Poreteus të pezulluar. Skocia e ka gjetur rrugën e rrjetës në tri takimet e fundit në këtë kompeticion.

Edhe Hungaria që ka zero pikë mund të kualifikohet në të njëjtën mënyrë, por i duhet një fitore e thellë. Të dyja përfaqësueset janë përballur nëntë herë mes tyre, të gjitha miqësore, me hungarezët që kanë 4 fitore, ndërsa 2 takime kanë dalë në barazim.

Ekipi i Marko Rosit nuk e ka gjetur fitoren në tetë sfidat e fundit në kampionatin europian, ndërsa ka pësuar 4 humbje e 4 takime janë mbyllur në barazim. Në gjashtë sfida gjatë kësaj periudhe, ata kanë pësuar të paktën dy gola.

/a.r

Read Entire Article