Si kombinohet prodhimi i energjisë nga era për kultivimin e peshkut?

2 months ago 31
Reklamë

Grupi shtetëror i Kinës “CHN Energy Investment” (CHN Energy) vuri në funksionim një objekt detar që kombinon prodhimin e energjisë së erës me kultivimin e peshkut.

E vendosur në një fermë detare në Putian, një qytet në provincën juglindore Fujian, ky objekt përmban një turbinë me erë 4 megavatësh të aftë për të gjeneruar 96.000 kilovat-orë energji elektrike në ditë me kapacitet të plotë, sipas “CHN Energy”, shkruan “Xinhua”.

Ai gjithashtu përmban një zonë gjashtëkëndore akuakulture të pajisur me teknologji për monitorimin dhe vlerësimin në distancë të shëndetit të peshkut.

Objekti është projektuar për t’i bërë ballë tajfunëve me shpejtësi të erës deri në 50.9 metra në sekondë, sipas kompanisë.

Kina ka vazhduar të zhvillojë energjinë e rinovueshme si pjesë e përpjekjes së saj të gjelbër. Sipas të dhënave nga Administrata Kombëtare e Energjisë, kapaciteti i ri i instaluar i energjisë së rinovueshme në vend arriti në 63.67 milionë kW në tremujorin e parë të vitit, duke shënuar një rritje prej 34 për qind në baza vjetore

Read Entire Article