Situata alarmante me flakët, Balla mbërrin në Shëngjin: Jemi në kontakte me KFOR për të marrë helikopterët e tyre

1 month ago 3
Reklamë

Situata alarmante me flakët vazhdon në Shëngjin. Ish-ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur në Shëngjin i shoqëruar nga Manja.

Ai tha se po punohet për të marrë  ndihma dhe nga vendet e tjera. Balla shtoi se dy avionë Canadair janë në dispozicion për të mbrojtur vendin nga flakët.

Ndër të tjera ai tha se ministri i Mbrojtjes është kontakt me KFOR për të sjellë helikopterët në këtë operacion në vështirë.

“Zjarri favorizohet nga era e fortë. Situatën më të vështirë e kemi drejt qytetit. Kemi forca zjarrëfikëse nga të gjitha qarqet. Janë 350 forca këtu në Shëngjin dhe kemi një numër më shumë se 330 forca që vinë nga Drejtoria vendore policisë së Lezhës. Përmasat e zjarrit janë shumë të mëdha. Na ka ardhur në ndihmë edhe qeveria italiane. Dy avionë zjarrëfikës Canadair do të jenë në dispoziocion. Jemi në kontakt me mekanizmin evropianë ku  presim dhe aty forca të tjera mbështetëse kryesisht nga ajri. Ministri i Mbrojtjes është në kontakt me KFOR për të sjellë helikopterët në këtë operacion në vështire. Në rast se ndalet era, gjëja do të ndryshojë për mire”, tha ndër të tjera Balla./vizionplus.tv

Read Entire Article