Disa vatra zjarri janë marrë nën kontroll e disa të tjera përbëjnë ende rrezik në vendin tonë.
Aktualisht raportohet se vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Mal Kolaj dhe momentalisht është e izoluar, teksa rojet e ADZM janë vendosur në drejtimin të Rrjollit.
Sipas parashikimeve vatra e zjarrit pritet të riaktivizohet gjatë ditës, për shkak të erës dhe temperaturës.
Ne Bashkinë Vau Dejës, vijon aktive vatra e zjarrit në fshatin Hoten dhe momentalisht nuk rrezikohen banesat. Gjate orëve të para të mëngjesit kanë punuar 12 efektivë zjarrfikës me pompa shpine.
Në Bashkinë Malësi e Madhe, Pukë dhe Vau Dejës nuk raportohen vatra zjarri aktive./vizionplus.tv