Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se aktualisht janë 4 vatra aktive zjarri janë në të gjithë territorin e vendit.
Po ashtu, në njoftim theksohet se problematike mbetet situata e zjarrit në Balgjaj në fshatin Kurdari.
“Forcat operacionale nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile po vijojnë të mbajnë nën kontroll situatën, për të shmangur rrezikun pranë një stani me bagëti e dhjetëra koshere bletësh.
Në fshatin Madhesh, njësia administrative Ulëz në Mat zjarri i rënë ka marrë përmasa të menjëhershme dhe po avancon në drejtim të fshatit Stojan. Veç forcave operacionale në terren ka shkuar në ndihmë edhe helikopteri Cougar”, thuhet në njoftim.
Era e fortë, sipas njoftimit, ka vështirësuae punën e zjarrfikësve në terren, të cilët janë shpërndarë në zona të ndryshme.
“Vijon ndërkaq edhe operacioni për shuarjen e flakëve në vatrën e zjarrit të rënë në Buza Dede mbi fshatin Gurë-Lurë, ku flakët janë pranë liqeneve të Lurës.
Era e fortë ka vështirësuar aksionin për shuarjen e zjarrit edhe në vatrën e regjistruar një ditë më parë në midis malit të Xhyrës dhe njësisë admnistrative Qukës në bashkinë e Prrenjasit.
Të gjitha forcat operacionale janë shpërndarë me grupe në zona të ndryshme për të krijuar një perimetër për të ruajtur vijën e zjarrit ekzistues dhe për të fikur çdo aktivizim në kufijtë e zjarrit dhe në thellësi të tij”, përfundon njoftimi./vizionplus.tv/