Mjekët e Onkologjikut Edmond Gashi, onkologia Alketa Pere, nëndrejtoresha Brikena Qirjazi dhe katër zyrtarët shtetërorë e privatë do të paraqiten ditën e mërkurë para Gjykatës së Posaçme (GJKKO).
Ndërkohë SPAK ka nisur edhe hetimin pasuror ndaj tyre. Burimm për gazetaren e Vizion Plus, Blerina Cene, informojnë se SPAK ka kërkuar nga hipotekat dhe bankat e nivelit të dytë informacion për asete apo pasuri për të zgjithë mjkët dhe zyrtarët e Onkologjikut.
Lexo edhe :
Related Posts
Më 26 qershor, Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën e mashtrimit dhe zhvatjes së pacientëve të sëmurë me tumor në spitalin e Onkologjikut. Mjeku Edmond Gashi dyshohet se në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij. Për çdo pacient që dërgohej për trajtim tek spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.
Nga hetimet u zbulua se në Onkologjik u instalua një aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. Që të përdoret kjo aparaturë duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vjenës, por pajisja, sipas akuzës, u vendos jashtë kushteve teknike. /vizionplus.tv