Skandali i Onkologjikut, mjekët Edmond Gashi dhe Alketa Pere merren në pyetje nga SPAK

3 hours ago 22

Mjekët e Onkologjikut po merren në pyetje nga SPAK.

Pas Edmond Gashit të hënën në SPAK u paraqit Alketa Pere për t’iu përgjigjur pyetjeve lidhur me akuzat që rëndojnë mbi ta.

Më 26 qershor, Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën e mashtrimit  dhe zhvatjes së pacientëve të sëmurë me tumor në spitalin e Onkologjikut. Mjeku Edmond Gashi dyshohet se në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij. Për çdo pacient që dërgohej për trajtim tek spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.

Nga hetimet u zbulua se në Onkologjik u instalua një aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. Që të përdoret kjo aparaturë duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vjenës, por pajisja, sipas akuzës, u vendos jashtë kushteve teknike./vizionplus.tv

Read Entire Article