Skandali tek Onkologjiku, gjykata lë në arrest shtëpie Edmond Gashin, detyrim paraqitje për të akuzuarit e tjerë

3 months ago 30

Mjekët e spitalit onkologjik dhe zyrtarët e përfshirë në skandalin e zhvatjes së pacientëve me sëmundje tumorale u njohën me masën e sigurisë nga gjykata antikorrupsion. Për të shtatë të përfshirët, edhe Gjykata e Posaçme la në fuqi po të njëjtat masa sigurisë si edhe Dhoma Penale.

Dy të përfshirë në këtë dosje, u lanë në arrest shtëpiak, ndërsa pesë personat e tjerë kanë detyrimin për tu paraqitur në policinë gjyqësore.

Lexo edhe :

Related Posts

Vendimi u mor pasi çështja kaloi nga prokuroria e Tiranës në SPAK. I pari që u paraqit ishte mjeku Edmond Gashi që do vijojë izolimin në shtëpi, e më pas edhe kolegia e tij, Alketa Pere që ka detyrimin të paraqitet në policinë gjyqësore.

Nën hetim janë vënë edhe nën-drejtoresha e spitalit onkologjik, Brikena Qirjazi bashkë me katër persona të tjerë. Mbi ta rëndojnë akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe kontrabandës së ilaçeve.

Do të jenë hetimet e drejtuara nga prokurori Elvin Gokaj që do të zbulojnë nëse të shtatë personat kanë kryer tre veprat penale për të cilat akuzohen dhe nëse i kanë konsumuar në kuadër të grupit të strukturuar me role të përcaktuara.

Më 26 qershor, Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën e mashtrimit  dhe zhvatjes së pacientëve të sëmurë me tumor në spitalin e Onkologjikut. Mjeku Edmond Gashi dyshohet se në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij. Për çdo pacient që dërgohej për trajtim tek spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.

Nga hetimet u zbulua se në Onkologjik u instalua një aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. Por, që të përdoret kjo aparaturë duhet të ishte krijuar një bunker antiradioaktiv, por pajisja, sipas akuzës, u vendos jashtë kushteve teknike duke rrezikuar shëndetin e pacientëve dhe stafit. /vizionplus.tv

Read Entire Article