Skandali tek Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi shmang gazetarët: Bëj vetëm punën time!

4 months ago 27

Pas mjekes Alketa Pere, edhe mjeku Edmond Gashi është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Tiranës për vlerësim të masës së sigurisë pas publikimit të skandalit tek Onkologjiku.

Edhe pse shumë gazetarë e kanë pritur në dyert e gjykatës, Gashi nuk ka dashur të flasë, por është shprehur shkurt: “Unë bëj vetëm punën!”.

Gjykata Penale e Tiranës do të vlerësojë këtë të enjte masat e sigurisë për mjekët dhe specialistët e Onkologjikut, të cilët dyshohet se drejtonin pacientët me sëmundje tumorale drejt klinikave private. Sipas Prokurorisë, këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë “shpërdoruar detyrën”. Në përgjime, dolën duke iu mohuar pacientëve shërbimin në shtet dhe i drejtonin drejt privatit.

/a.r

Read Entire Article