Fëmijët do të mësojnë në laboratorë smart që në klasat e para. Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë një video në faqen e tij zyrtare në Facebook dhe bën me dije se modeli i laboratorëve Smart është prezantuar tashmë në shkollën “Qazim Turdiu”.
Janë mbi 35 mijë fëmijë të klavase të para, të dyta dhe të treta që këtë vit do të përfshihen në kurrikulën e re të kodimit.
“Në shkollën “Qazim Turdiu” është prezantuar modeli i laboratorëve Smart ku mbi 35 mijë fëmijë të klasave të I, II dhe të III këtë vit do të përfshihen në kurrikulën e re të kodimit Kemi instaluar 216 SmartLab-e në shkolla dhe synojmë të instalojmë edhe mbi 600 laboratorë te rinj në shkollat 9-vjeçare dhe në gjimnaze, duke u krijuar kushtet e duhura nxënësve për t’u pajisur me aftësi digjitale”, shkruan Rama.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu e cila ishte e pranishme në shkollën “Qazim Turdiu” gjatë prezantimit të modelit të laboratorëve tha se përgjatë vitit 2025-2026 synohet instalimi i mbi 600 laboratorëve të tillë në të gjitha shkollat e vendit.
“Kemi instaluar në shkollat tona 216 laboratëorë smart, në rreth 200 shkolla. Do jemi duke punuar për instalimin e mbi 600 laboratorëve të tjerë në shkollat tona gjatë viteve 2025-2026”, theksoi Manastirliu./vizionplus.tv