Vajza e këngëtarit të madh Lionel Richie, Sofia dhe partneri i saj Elliot Grainge do të bëhen prindër. Modelja zbuloi për Vogue se është shtatzënë.
Richie, e cila është rreth gjashtë muajshe shtatzënë, tha për revistën se po pret një vajzë.
“Shtatzënia është vërtet e frikshme. Nuk e kuptova se ka kaq shumë gjëra që duhet të arrish dhe kaq shumë teste që duhet të bësh. Për mua, ishte vërtet e rëndësishme të mbronim shëndetin tonë mendor dhe hapësirën tonë në çift”, tha Sofia.
Modelja tregoi se ajo dhe partneri u habitën kur mësuan se do të kishin një vajzë.
“Ne të dy menduam vërtet se ishte një djalë, kështu që ishte një shokim i vërtetë. Ëndrra ime në jetë është të kem vajzë megjithëse dhe Elliot është shumë i emocionuar.”, tha ajo.