Presidenti amerikan joe Biden, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe është detyruar të izolohet.
Për këtë arsye, 81-vjeçari anuloi një aktivitet politik në Las Vegas për tu kthyer në Delaweare.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti po përjetonte simptoma të lehta ndërsa ai u kap nga kamerat në vështirësi për tu ngjitur në avion.
Sëmundja vjen ndërkohë që Biden po humbet terren në fushatën zgjedhore.
Presioni ndaj Biden për tu tërhequr nga gara është rritur edhe më shumë ndërsa thirrjeve për largimin e tij iu është bashkuar nga një politikanet demokrate më të rëndësishme, ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
Edhe pse jo publikisht, Pelosi i ka kërkuat presidentit të marrë një vendim për dorëheqjen së shpejti sepse po i fundos demokratët.
Sondazhet e fundit brenda demokratëve, kanë treguar se dy e treta e tyre nuk e duan Biden si përfaqsues përballë rivalit republikan Donald Trump.
Sondazhet janë kryer përpara atentatit ndaj Trump, ngjarje e cila ka shkaktuar edhe më shumë pakënaqësi ndaj Biden./vizionplus.tv