Sot, zgjedhjet në universitete / 14 institucionet publike të arsimit të lartë do të zgjedhin drejtuesit e rinj

2 months ago 24
Reklamë

Çdo katër vite në universitete ka zgjedhje për autoritetet e reja drejtuese në të gjithë institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri. 14 institucionet publike të arsimit të lartë në vend i nënshtrohen sot këtij procesi të rëndësishëm, që nis në orën 8:00 të mëngjesit, për të përfunduar në orën 16:00.

Në të gjithë universitetet janë ngritur Komisionet e Qendrave të Votimit, ndërsa udhëzimet janë të afishuara pranë fakulteteve përkatëse, bashkë me publikimin e kandidatëve në garë. Për të gjithë ata që ushtrojnë të drejtën e votës, procedurat mbeten të njëjta. Votimi do të zhvillohet brenda ambienteve të fakulteteve përkatëse, ku janë përcaktuar dy ose më shumë qendra votimi.

Pesha e votës së studentëve në përzgjedhjen e autoriteteve drejtuese në universitete, krahasuar me pedagogët, llogaritet në masën 10% të totalit të votave, ndaj për të nxitur pjesëmarrjen e studentëve në votime, në disa fakultete provimet janë programuar në të njëjtën ditë me atë të zhvillimit të zgjedhjeve.

Të pajisur me dokumentin e identifikimit, studentët bëhen pjesë e zgjedhjeve me votën e tyre. Ligji për arsimin e lartë lejon që rektorët, dekanët apo drejtuesit e departamenteve të shërbejnë vetëm në dy mandate. Janë 14 institucionet publike të arsimit të lartë në vend që zhvillojnë këtë proces të rëndësishëm për të ardhmen e universiteteve ku pritet zgjedhja e drejtuesve të rinj.

/a.r

Read Entire Article