SPAK, hetime intensive për inceneratorin e Tiranës, agjentët e BKH-së kontrolle në disa banesa

3 months ago 22
Reklamë

Agjentë të BKH-së po kryejnë disa kontrolle nëpër banesa në kuadër të hetimeve që po kryen SPAK për inceneratorin e Tiranës. Kontrollet po zhvillohen me urdhër të prokurorit Dritan Prençi.

Pak ditë më parë SPAK zgjati me 3 muaj hetimet për 3 inceneratorin e Tiranës.

Në muajin dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme firmosi, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, 15 urdhra arresti, si pjesë e hetimeve per inceneratorin e Tiranes nga të cilët 6 me arrest shtëpie. Mes të arrestuarve është dhe emri i Taulant Tushes, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës.

Urdhër arresti ka patur dhe për një tjetër ish drejtor të Bashkisë, Namik Thimixhi, i cili mbulonte Menaxhimin e mbetjeve dhe ishte në varësi direkte të Tushes. Urdhërat e arrestit prekën sërish dhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka, si dhe ish deputetin socialist Alqi Bllako, si dhe dy sipërmarrësit në kërkim Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.

Ndërsa në ‘arrest shtëpie’ janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj./shqiptarja.com

Read Entire Article