SPAK ka kryer kontrolle në shtëpinë e Ilir Beqaj në Vlorë, ndërkohë që ish-ministri ndodhet në qeli.
Banesa e Beqaj ndodhet në katin e 7 të një pallati në zonën e Lungomares. Rreth orës 15:30, agjentët e SPAK së bashku me forcat e policisë së Vlorës si dhe forcat zjarrfikëse, kanë hapur derën e banesës së ish-ministrit. Nuk dihet ende se çfarë kanë gjetur apo çfarë kanë sekuestruar.
Lexo edhe :
Related Posts
Ilir Beqaj u arrestua për korrupsion, mashtrim dhe fshehje të pasurisë. Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se ka përfituar miliona lekë me tendera të paracaktuar dhe me fatura fiktive, gjatë kohës që ishte në krye të Agjencisë Shtetërore e programimit strategjik dhe koordinimit te ndihmës.
Veç Beqajt, në pranga ranë edhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Ermal Kurtulaj ishte emëruar nga Beqaj si koordinatori i një projekti të financuar me fondet e Bashkimit Europian.
Ilir Beqaj po hetohet ndërkohë edhe për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore. /vizionplus.tv