Spaleti në “hall” para Shqipërisë, pas Barelës edhe dy mesfushorë të tjerë nuk stërviten

3 months ago 16
Reklamë

Kombëtares shqiptare duket se po i buzëqesh fati, pasi situata në kampin axurr duket mjaft e rëndë sa i përket gjendjes fizike të lojtarëve.

Italia e Luçiano Spaletit po has vështirësi në mesfushë, pas Ballerës që tashmë është zyrtare që nuk do të jetë në fushë përballë kuqezinjve, edhe dy mesfushorë të tjerë nuk janë stërvitur gjatë ditës së sotme.

Nikola Faxholi dhe Davide Fratezi nuk janë stërvitur ditën e sotme me ekipin, duke sjellë probleme për Spaletin.

Në rast se edhe Faxholi dhe Fratezi nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e parë me Shqipërinë, atëherë Spaletit i duhet të rimendojë edhe njëherë 11 titullarët.

Nga ana tjetër edhe Silvinjos i duhet nëj plan B për t’i bërë ballë Italisë, por pse jo të rimendojë edhe për të shfrytëzuar hapësirat që do t’i krijohen nga këto mungesa.

Read Entire Article