Spanja shpejtësinë, Gjermania forcën, mungojnë golat në pjesën e parë

2 months ago 22
Reklamë

MBYLLET PJESA E PARË – Përfundojnë edhe dy minutat e shtesës. 45 minutat Spanjë-Gjermani është mbyllur në barazim pa gola. Spanjollët treguan shpejtësinë dhe teknikën që i karakterizon, ndërsa gjermanët fuqi dhe agresivitet.

Spanja shpejtësinë, Gjermania forcën, mungojnë golat - LIVE

Minuta 39 – Olmo lëshon një goditje të fortë nga rreth 25 metra, Neuer pret në dy kohë.

Minuta 35 – Havertz shfaqet përballë Unai Simon, por portieri spanjoll e ndal gjuajtjen e tij sërish.

Spanja shpejtësinë, Gjermania forcën, mungojnë golat - LIVE

Minuta 29 – Anthony Taylor ndëshkon me të verdhë edhe Le Normand, mbrojtësin e Spanjës, i cili ndali një kundërsulm gjerman. Mbrojtësi do të mungojë në gjysmëfinale nëse Spanja do të kalojë më tej.

Minuta 28 – Raum, i pari i ndëshkuar me të verdhë. Gjermani kreu një ndërhyrje të gabuar ndaj Carvajal.

Minuta 21 – Mundësi e shkëlqyer për Gjermaninë. Kai Havertz godet bukur me kokë një krosim që erdhi nga e djathta, por Unai Simon ishte në pozicion dhe e priti lehtësisht topin.

Minuta e 8 – Pedri lë fushën e lojës për shkak dëmtimi. Talenti spanjoll u bllokua në mënyrë të parregullt nga Kroos në mesin e fushës, gjyqtari nuk akordoi karton të verdhë. Olmo në fushën e lojës.

Spanja shpejtësinë, Gjermania forcën, mungojnë golat - LIVE

Ora 18:00 – Nis çerekfinalja e parë Spanjë-Gjermani. Takimi drejtohet nga arbitri anglez Anthony Taylor.

Spanja shpejtësinë, Gjermania forcën, mungojnë golat - LIVE

Janë publikuar formacionet zyrtare të çerekfinales së parë të Euro 2024, Spanjë-Gjermani, e vlerësuar edhe si një finale e parakohshme.

Dy trajnerët, De la Fuente dhe Nagelsman, nuk kanë dashur të bëjnë surpriza në këtë takim, duke zbritur në fushë nga minuta e parë ashtu siç kanë bërë edhe në ndeshjet paraardhëse.

Sytë do të jetë të përqendruar te yjet e Spanjës, Yamal dhe Williams, ndërsa te Gjermania, Musiala, Sane, por edhe te Kroos, i cili do të largohet nga futbolli pas këtij Europiani.

Spanja shpejtësinë, Gjermania forcën, mungojnë golat - LIVE

Read Entire Article