Spanja siguron kualifikimin, Italia shumë arsye për të fituar ndaj Kroacisë, Shqipëria shpreson në “dorëzimin” e iberikëve

3 months ago 21
Reklamë

Spanja ka fituar me rezultat minimal ndeshjen ndaj Italisë, e vlefshme për grupin B.

Ishte një autobol ai që I dha fitoren iberikëve, të cilët disa herë rrezilkuan portën italiane, por pa sukses.

Lexo edhe :

Related Posts

Në një rrëmujë në zonë, ishte Calafiori ai që dërgoi në portë topin e devijuar nga Donarumma.

Me këtë rezultat Spanja ngjitet e vetme në krye të grupit B me 6 pikë të plota nga dy ndeshje. Italia e ndjek pas me 3 pikë, teksa Shqipëria dhe Italia ndajnë nga 1 pikë për vendin e tretë dhe të katërt.

Kështu, fati i Shqipërisë do të vendoset në ndeshjen e fundit, ku në rast të një humbjeje të Italisë dhe fitore tonën, dalim të dytët në grup. Ndërkohë, nëse Italia fiton dhe Shqipëria humbet, kemi shpresë për t’u kualifikuar si të tretët e grupit.

Në rast se Kroacia barazon dhe Shqipëria barazon, ne marrim vendin e tretë. /vizionplus.tv

Read Entire Article