Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën e saj të parë si kryetare e Kuvendit.
Ajo u zgjodh me 75 vota pro, 4 abstenim dhe asnjë kundër, në një seancë që u shoqërua me tensione.
Lexo edhe :
Related Posts
Gjatë fjalës së saj opozita ka bllokuar foltoren dhe ka shkaktuar zhurmë në sallë, teksa Spiropali i ka kërkuar të mbajnë qetësi derisa ajo të mbarojë fjalën.
“Flamur një fjalë edhe mund të ma lejoni dhe më pas vijojmë me debatit sesionin e ri parlamentar”, iu drejtua Spiropali, deputetit Noka.
Spiropali shprehu mirënjohje për zgjedhjen e saj në këtë detyrë, teksa theksoi se do të zbatojë rregulloren.
“Faleminderit me zemër. Ky është një ushtrim i vështirë politik, social, qytetar, sa personal, aq dhe kolektiv, por në fund jam e qartë se në këtë ushtrim ajo se çfarë shkon mirë është e juaja. Dua të falenderoj me zemër një zonjë grua që zëvendësova sot. E dashur Lindita, gjatë këtyre tre viteve, e drejtove Kuvendin me përkushtim urtësi dhe nderim, që më është dukur gjithnjë mbinjerëzor. Do përpiqem modestisht të të ngjaj dhe uroj të të afrohem sadopak në durim. Të nderuar kolegë të opozitës, dijeni se do t’iu shoh njësoj përballë, por nuk do më keni përballë, por do më gjeni vullnet mirë, po njësoj dhe me kolegët e majtë. Lutem të jem e para mes të barabartëve”, tha ajo. /vizionplus.tv