Mijëra qytetarë të Sri Lankas merrnin pjesë mbrëmë në paradën në rrugët e kryeqytetit Colombo të festivalit të përvitshëm budist Navam Perahera në nder të dy krye-dishepujve të Budës – Arahats Sariputta e Moggallana.
Me drita, pishtarë e kostume shumëngjyrëshe, kërcimtarë, akrobatë e elefantë marshonin në një prej eventeve më spektakolare të vendit.
Festivali nisi me presidentin Ranil Wickremesinghe arkën e shenjtë në elefantin ceremonial duke simbolizuar nisjen e procesionit.
Wickremesinghe e quante eventin një testament të unitetit dhe devotshmërisë së pjesëmarrësve duke theksuar se “megjithë zhvillimet teknologjike, esenca e festivalit Navam Perahera në Kolombo, mbetej e pandryshuar.”
Parada moderne krahasohet me traditat e lashta të murgjve budistë që bashkë me njerëz të varfër marshonin me ombrella të zbukuruara, fenerë e flamurë tradicionalë prapa relikës së shenjtë te procesionit.
Kuajt e elefantët madhështorë shoqërohen nga zyrtarë e performues në një paradë me pamje e ndjesi frymëzuese, thonë vëzhguesit e huaj.
Top Channel