Stafi në spitalin ku u operua Kate Middleton u përpoq të hynte në të dhënat e saj mjekësore

6 months ago 35
Reklamë

Spitali ku Kate Middleton iu nënshtrua një operacioni abdominal  thuhet se ka nisur një hetim pas akuzave se anëtarët e stafit u përpoqën të aksesonin të dhënat e saj mjekësore.

Sipas British Mirror, një anëtar i stafit në “The London Clinic” dyshohet se u kap duke u përpjekur të aksesonte të dhënat mjekësore të Princeshës së Uellsit.

“Kjo është një shkelje e madhe e sigurisë dhe tepër e dëmshme për spitalin, duke pasur parasysh reputacionin e tij për trajtimin e anëtarëve të familjes mbretërore. Zyrtarët e spitalit kontaktuan Pallatin Kensington sapo incidenti u mësua dhe siguruan se do të kishte një hetim të plotë. I gjithë personeli mjekësor ishte i tronditur nga akuzat dhe i lënduar që një koleg i besuar dyshohet se ishte përgjegjës për një shkelje të tillë të besimit dhe etikës”, tha një burim për Mirror.

Major Kate Middleton security breach as hospital staff ‘attempted to view private medical records’https://t.co/NrqvpFGiSA

— Mirror Royal (@MirrorRoyal) March 19, 2024

Spitali nuk pranoi të komentonte mbi akuzat, por i tha gazetës se beson fuqishëm se “të gjithë pacientët tanë, pavarësisht statusit, meritojnë privatësi dhe konfidencialitet të plotë në lidhje me informacionin e tyre mjekësor”.

Klinika e Londrës, ku u trajtua Princesha e Uellsit në fillim të këtij viti, hapi për herë të parë dyert e saj në vitin 1932. Ndër të tjera, Princi Philip, Princesha Margaret, ylli i Hollivudit Elizabeth Taylor dhe ish-presidenti i SHBA-së, John F. Kennedy jnë trajtuar aty.

Klinika ka një qendër kryesore të kancerit. Që nga vitet 1980, disa nga objektet e sitit janë hapur zyrtarisht nga anëtarët e familjes mbretërore./vizionplus.tv

Read Entire Article